Gjykata vendos për personin që grabiti taksistin dhe sulmoi me thikë
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 22 February 2021
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj V.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Me datë 29 janar i pandehuri V.K., me një të mitur marrin një taksi të tipit pronë e të dëmtuarit N.H., ku pranë karriges së shoferit është ulur i pandehuri V.K., ndërsa mbrapa ka qenë i ulur i miturit A.Q., dhe nga shoferi i taxit – i dëmtuari kërkojnë që ti dërgon deri në fshatin Shirokë, dhe me të arritur në fshat i pandehuri V.K., nxjerrë thikën i ’a vendos në gjoks të dëmtuarit dhe i thotë që të vazhdojë për në fshatin Mushtisht, dhe me të arritur në afërsi, i pandehuri V.K., e urdhëron të kthehen majtas dhe të shkojnë në një arë të këtij fshati, dhe me thikë e shpon në gjoks të dëmtuarin N.H., e pastaj me dhunë ia merr 82 euro dhe dy telefona personale me sim- kartela dhe së bashku me të miturin ikin në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 18.02.2021 deri me datën 17.03.2021.
Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri V.K., nga dita kritike e deri në arrestimin e tij nga organet e ndjekjes i pandehuri ka qenë në arrati, andaj këto rrethana shtojnë dyshimin se i pandehuri mund të fshihet apo të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësoj zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore.
Të tjera
-
Bie importi nga Serbia, veç në janar e shkurt mbi 40 milionë euro më pak
Zëdhënës i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci në një intervistë ka thënë s...
-
Derivatet në Kosovë do të shtrenjtohen ditëve në vijim
Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimit të derivateve, e rritje ...
-
Del nga koma 3 vjeçari i cili u lëndua tek Fakulteti Teknik në Prishtinë
3 vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda trupore ditë më parë afër Fakultetit ...
-
Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit
Kryetari i VV’së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidat...
-
Kurti: LDK’së i ka mbetë veç edhe me e bo Ismet Beqirin kryetar të Forumit Rinor
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje,...
-
Policia në Pejë kap hajnin që vidhte dru me Golf, i njëjti ishte i dënuar me burg 1 vit e 6 muaj
Policia e Kosovës – Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), me datën 03.03.2021...
-
Katër tërmete godasin Greqinë
Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 shkallësh u regjistrua afër qytetit Larisa, në...
-
Tërmeti prej 6.9 shkallësh në Greqi u ndie në disa shtete
Një tërmet i fuqishëm prej 6.9 shkallësh u regjistrua afër qytetit Larisa...
-
Bibliotekat komunale do të pasurohen me nga 210 libra
Nga 210 libra do të pranojnë bibliotekat komunale në Kosovë, libra të cilët j...
-
Garë e ashpër| LDK del partia e dytë në votat e diasporës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë më shumë vota të diasporës se sa Partia...
-
Avokati i Popullit kritikon institucionet për trajtimin e krimeve të luftës
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka kritikuar institucionet e Kosovës se kanë b...
-
Rusia “selam” perëndimit: “Mos luani me zjarr”
Moska e ka paralajmëruar Perëndimin që “mos të luajë me zjarr”. Ky është reag...