Lajme

Gjykata vendos për gjilanasin që ia theu kockat një personi me pushkë

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 30 April 2021

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar më një vit e tetë muaj burg ndaj të akuzuarit B.K, shkruan Gazeta inFokus.

I pandehuri ka kryer dy vepra penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Vuçiq i jep 10 mijë vaksina AstraZeneca Malit të Zi

-Advertisement-

“I akuzuari me datë 17.09.2020, rreth orës 19:30 minuta, në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, për shkak të një mosmarrëveshje, me armë zjarri i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H. M., si dhe ka rrezikuar jetën e personit, tani të dëmtuarit D.M. Fillimisht të dëmtuarit kishin shkuar tek shtëpia e E. H. (vëlla i të akuzuarit), për ta kërkuar të njëjtin, ashtu që me të parë gjendjen e tenisonuar, i akuzuari B. K., nga shtëpia e tij merr pushkën e gjuetisë të markës “Bereta” dhe nga një distancë rreth 15 metra, ka shtënë në drejtim të dëmtuarit H. K., dhe predhat e kanë goditur në shputën e këmbës së djathtë si dhe shputën e këmbës së majtë, duke i shkaktuar thyerje të kockave të shputës së majtë, në atë mënyrë që i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në komunikatë e Gjykatës.

Vetëm një ditë pas ngjarjes Policia e Kosovës në shtëpinë e të akuzuarit ka konfiskuar armën e markës “Baikal” dhe “Bereta”.

Ndër të tjera në komunikatë thuhet se palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.  /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera