Gjykata vendos nga një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për dhënien e ndihmës për grabitjen e armatosur në Suharekë
Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 26 November 2023
Për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë, sot Gjykata Themelore e Prizrenit ka lënë për një muaj në paraburgim dy të dyshuar për dhënien e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale.
Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.
“Caktohet masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, duke llogaritur nga data e arrestimit 25.11.2023”, tha Lekaj për Gazetën Express.
Por çka thuhet në dosjen e prokurorisë për dy të dyshuarit në këtë rast?
Sipas kërkesës së Prokurorisë, F.T., dhe A.B., dyshohen për veprën – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.
Sipas dosjes së Prokurorisë, “i pandehuri A.B., duke prezantuar letërnjoftimin e tij në një kompani telefonike në Mitrovicë blen 10 numra të telefonit për të pandehurin F.T., dhe këta numra ia dorëzon F.T.,. Njëri prej këtyre numrave të telefonit përdoret për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë. Po ashtu, grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023”.
Të tjera
-
Krasniqi nga Vushtrria: Forca e grave, fuqia e ndryshimit
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Rizvanolli gënjeu në Prokurori – tha se s’e dinte që kompania zvicerane kundërligjshëm fitoi tender, përgënjeshtrohet nga mesazhet në Whats App
Para rreth dy muajsh, ministrja Artane Rizvanolli ishte ftuar dhe paraqitur n...
-
Grenell shpërndan të dhënat për shpenzimet miliardëshe të USAID-it në Ballkanin Perëndimor, thotë se shkuan për OJQ të krahut të majtë
Emisari për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, duk...
-
Partitë Popullore Europiane mbështesin Abdixhikun: Është i vetmi lider që ka vizion dhe integritet për ta udhëhequr Kosovën
Kryetari i Partive Popullore Europiane (EPP), Manfred Weber me një video mesa...
-
Vrạsje në tentativë në Pejë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për ...
-
Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezu...
-
Handikosi me letër-zotim për kandidatët për kryeministër, ja kërkesat
Organizata Handikos ka dërguar një letër-zotimi tek kandidatët për kryeminist...
-
“Nëse edhe ti beson se ata që na shërbejnë meritojnë më shumë, voto numrin 27”- Besa Kabashi, me mesazh të jashtëzakonshëm për qytetarët
Ekspertja e sigurisë dhe njëherit edhe kandidate për deputete e Partisë Demok...
-
Sụlm fizik në Pejë, i dyshuari arrestohet pas tentativës për t’u arratisur
Të martën rreth orës 21:10 një person në Pejë ka njoftuar policinë se pas një...
-
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
Ambasadorja e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv ka thënë se është ratifikuar mar...
-
eKosova lëshon dy shërbime të reja, ka të bëjë me llogaritë bankare
eKosova nga sot do të ketë edhe dy sherbime të reja online. Në bashkëpunim me...
-
Në Veri arrijnë 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë
Në rajonin Veri arritën 117 policë të rinj. Bëhet fjalë për gjeneratën e re t...