Gjykata urdhëron përmbarimin e 3.3 milionë eurove nga KEK-u për kompensim të punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 12 May 2023
Mbi 1300 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që kanë bërë padi në vitin 2012 lidhur me pagesën e vikendeve për punëtoret me ndërrime, Gjykata Themelore të premten ka urdhëruar përmbarimin e mjeteve financiare prej 3.3 milionë nga KEK-u për transferimin e parave te punëtorët të cilët kanë fituar të drejtën.
Këtë vendim gjyqësor e ka mirëpritur kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, i cili konfirmoi për KosovaPress se Gjykata Themelore ka urdhëruar përmbarimin e mjeteve financiare nga KEK-u.
“I njoftojmë të gjithë punëtoret qw kanë bwrë padi në vitin 2012 lidhur me pagesën e vikendeve për punëtoret me ndërrime, se Gjykata Themelore ka udhëruar përmbarimin e mjeteve nga KEK-ut dhe do t’iu transferohen punëtorëve të cilët kanë fituar të drejtën”, thotë ai.
Agjencia ka raportuar muaj më parë se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nuk po e zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese tash e mbi pesë muaj për t’ua paguar 3.3 milionë euro mbi 1,300 punëtorëve të saj.
Punëtorët e KEK-ut presin të marrin mesatarisht nga 3 mijë 500 euro secili për punën e kryer gjatë ditëve të vikendeve, e të cilat nuk iu ishin paguar më parë.
Rasti ka marrë epilog final ligjor në fund të muajit shtator të vitit 2022, bazuar në një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese.
Këtë shumë të parave prej 3.3 milionë eurosh KEK detyrohet t’ua ndan punëtorëve si kompensim për ditët e punës gjatë vikendeve, për periudhën 2011 deri më 2018.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...