Lajme

Gjykata Themelore në Prizren “amnistoi” fajdexhinjtë e akuzuar të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 13 October 2018

Gjykata Themelore në Prizren nuk i ka vlerësuar drejt një pjesë të madhe të provave kur ka vendosur që 14 të akuzuarit për fajde e krim të organizuar t’i lirojë nga akuzat.

Grupi i fajdexhinjve, i njohur si grupi “Kqira”, i emëruar nga mbiemri i atij që aktakuza e cilëson si udhëheqës të një grupi kriminal të organizuar, muaj më parë ishte dënuar për vepra të tjera shumë me të lehta. Por Gjykata Themelore në Prizren i kishte liruar nga akuzat kryesore me të cilat i ngarkonte Prokuroria Speciale, shkruan sot Koha Ditore.

Me vendimin e shkallës së parë i akuzuari kryesor në këtë rast, Tunë Kqira është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim; Kastriot Kqira me 3 vjet burgim, Gjon Kqira me 2 vjet e 6 muaj, Gjekson Kqira me 5 muaj, Gëzim Kqira me 5 muaj, Benson Buza me 2 vjet e 6 muaj, Besfort Omaj me 2 vjet e 5 muaj, Zyrafete Hukolli me 6 muaj, Ekrem Leci me 6 muaj, Hil Kaqinari me 6 muaj, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë, Ragip Fazlija dhe Sejfë Kaqorraj, janë liruar nga akuzat.

-Advertisement-

Por Gjykata e Apelit ka vlerësuar se shkalla e parë ka marrë vendim duke i interpretuar faktet gabimisht.

Në vendimin e Gjykatës se Apelit të cilin e ka “Koha Ditore” sqarohen të gjitha shkeljet që i ka bërë gjykata e shkallës se parë në lidhje me këtë rast. Apeli ka konstatuar që Gjykata në Prizren nuk i ka vlerësuar faktet si duhet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera