Lajme

Gjykata Themelore e Mitrovicës cakton paraburgim ndaj dy të dyshuarve se e ndihmuan Faton Hajrizin të arratiset nga Smrekonica

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 22 July 2024

Arratisja e Faton Hajrizit e cila tashmë ka marë përmasa rajonale, po hetohet në Kosovë. Deri tash janë arrestuar dy persona në lidhje me dhënien e ndihmës për arratisjen e Hajrizit.

Ndaj këtyre dy personave Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtri, ka caktuar masën e paraburgimit.

E plotë:

-Advertisement-

Gjykata Themelore Mitrovicë- Dega në Vushtrri ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B

Vushtrri, 22 Korrik 2024 – Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega në Vushtrri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera