Lajme

Gjykata Themelore cakton masë paraburgimi për të dyshuarin për krime lufte

Autori: Islam Morina 18:49 | 09 December 2021

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit D.A., i cili dyshohet se ka kryer krime lufte.

Këtij të dyshuari i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, shkruan Gazeta Infokus.

D.A. dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile, gjë që është e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës dhe konsiderohet shkelje rënd e katër Konventave të Gjenevës, për çka Kosova ka zotim kushtetues në respektimin e tyre.

-Advertisement-

Komunikata e plotë:

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës nga nenet 144, 145 dhe 146 të KPRK dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës nga neni 160 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës nga neni 144 par.2 pika 2.2 të KPRK dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës nga neni 160 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPP-së për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale si më lartë.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera