Gjykata Supreme rikthen masën e pezulluese për hidrocentralin “Brezovica”
Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 29 November 2021
Gjykata Supreme e Kosovës e ka rikthyer masën pezulluese mbi punën e Hidrocentralit “Brezovica”. Kështu kanë bërë të ditur organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe GAIA, ku sipas tyre gjykata e ka prishur aktvendimin e Apelit në të cilin thuhej se pa asnjë bazë që ndalja e punës së hidrocentralit ishte kundër interesit publik.
Në një konferencë për media, Arbër Fetahu nga GLPS, ka thënë se Supremja ka konstatuar se arsyetimi i aktvendimit të Gjykatës së Apelit është i mangët dhe jobindës mbi faktet vendimtare.
“Ky aktgjykim i Gjykatës Supreme është një fitore shumë e madhe për qytetarët e Shtërpcës sepse do të thotë që me pezullimin e lejes ujore për Hidrocentralin Brezovica, kompania ndërtuese nuk mund të aplikojë për leje mjedisore, lëshimi i të cilës është parakusht për të operuar hidrocentrali. GLPS dhe GAIA kanë dërguar padi vetëm kundër lejes ujore për Hidrocentralin Brezovica, sepse është e vetmja që kanë pranuar deri më tani nga Ministria e Mjedisit, edhe pse që gati një vit kërkojnë lejet ujore për hidrocentralet tjera në Shtërpcë, pra hidrocentralet Sharri, Shtërpca dhe Viça. Shkeljet ligjore në këtë rast kanë qenë të mëdha dhe të shumta”, ka thënë Fetahu.
Ai ka thënë se e gjithë procedura rreth këtij hidrocentrali ishte jotransparente.
“Fillimisht, duhet të theksojmë që lejet dhe aktet tjera të Ministrisë janë dhënë në shkelje flagrante të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të marrë pjesë në vendimet për mjedisin ku jetojnë. Qytetarët e Shtërpcës nuk janë njoftuar sipas ligjit se do të mbahet debati publik për kaskadën e Hidrocentraleve në Shtërpcë. Për këtë arsye, “debati publik”, nëse mund ta quajmë ashtu, është mbajtur vetëm me zyrtarë të Ministrisë dhe kompaninë ndërtuese. Kjo është shkelje serioze e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe bazë për anulimin e të gjitha lejeve dhe akteve tjera. Pra, e gjithë procedura, që nga fillimi, ka qenë jotransparente, gjë që po e thotë edhe vetë Raporti i Ministrisë tani”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se hidrocentralet e kundërligjshme kanë degraduar rëndë mjedisin, florën e faunën, e kanë çrregulluar ekosistemin dhe kanë shëmtuar peisazhin.
E Mevlude Skuroshi nga organizata GAIA, ka thënë se vendimi i Supremes konfirmon përpjekjet e organizatave joqeveritare në këtë çështje.
“Unë këtë rast po du me e shfrytëzua për me ja kujtu ministrit Liburn Aliu që në vizitën e tij zyrtare që e ka bërë në pranverë të këtij viti u ka ofruar mbështetje banorëve lokal në Shtërpcë si në hapësirën ku është ndërtu hidrocentrali Brezovica por edhe poshtë në fshatin Viti, dhe pavarësisht se është parë degradimi, edhe vet e ka parë që këto hidrocentrale janë ndërtuar në mënyrë jo ligjore ai pat thënë që i duhet me bo një analizë pak me thellë gjë që është bërë prej grupit punues të themeluar vet prej ministrisë, dhe ky grip punues ka pasur mandate deri në fund të qershorit dhe raporti ka dalur në gusht të këtij viti dhe tash janë bërë tetë muaj prej vizitës dhe pesë muaj prej grupit punues dhe nuk ka asnjë hap konkret prej ministrisë”, ka thënë ajo.
Sipas Gjykatës Supreme, paditësit kanë paraqitur prova bindëse se atyre do t’u shkaktohej dëme, se shtyrja e ekzekutimit të lejeve për Hidrocentralin në Brezovicë nuk ishte kundër interesit publik, dhe se kompanisë ndërtuese nuk do t’i shkaktohejë ndonjë humbje të madhe.
GLPS dhe GAIA kanë dërguar padi në këtë rast përmes Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...



































