Lajme

Gjykata Supreme ia zbret dënimin Sylejman Selimit

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 25 July 2017

Avokati Tomë Gashi, ka njoftuar se Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatëve të Gjeneralit të UCK-së, Sylejman Selimi.

“Z. Selimi shpallet i pa fajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor. Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme e Kosovës ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2016 duke e ndryshuar këtë aktgjykim dhe duke e zbritur dënimet me aktgjykimet e mëhershme”, ka thënë Gashi.

“Ne, avokatet e Z. Selimi do të vazhdojmë mbrojtjen e tij duke kërkuar pafajësinë e plotë të Z. Sylejman Selimi ngase ai më herët është dënuar për qëllime politike, dhe pa asnjë prove kredibile”, ka thënë më tej Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera