Lajme

Gjykata Supreme i jep të drejtë vendimit të BQK-së për kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re”

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 19 January 2022

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovë për revokimin e licencës së kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”.

“Me aktvendimin e gjykatës së Apelit në Prishtinë, është aprovuar ankesa e BQK-së dhe është refuzuar kërkesa e propozueses, Shoqëria “Fitorja”,Sh.P.K., e përfaqësuar nga Naser Maloku-Menaxher dhe aksionar i vetëm i Kompanisë se Sigurimeve, ’’Kosova e Re”, Sh.A., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të të paditurës Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me seli në Prishtinë”, thuhet në kumtesë, transmeton Klankosova.tv.

“Sipas vlerësimit të kësaj gjykate aktvendimi i goditur i Gjykatës së Apelit është i qartë, i kuptueshëm dhe i arsyetuar mjaftueshëm për të gjitha faktet vendimore që kanë rezultuar me marrjen e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera