Lajme

Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejuar ankesën e OJQ Germin për vendimin e PZAP

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 18 January 2021

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë apelin e OJQ “Germin” kundër vendimit të KQZ-së.

Kjo duke iu vendorus ankesës së kësaj organizate kundër vendimit të PZAP që hodhi poshtë si të palejuar ankesën e tyre për vendimin e KQZ për verifikimin e votave nga jashtë.

Në vendimin e PZAP thuhej se ky vendim nuk mund të apelohet.

-Advertisement-

Vendimi i Supremes:

Prishtinë, 18 janar 2021 – Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.1/2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e “GERMIN”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera