Lajme

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Isni Kilajt që të shkoj për pushime në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 25 September 2024

Gjykata Speciale ia ka refuzuar Isni Kilajt një kërkesë që ta vizitoj Shqipërinë.

Kilaj kishte kërkuar që t’i lejohej vizita në Shqipëri, në mënyrë që t’i kaloj pushimet atje.

Sipas një njoftimi të Speciales, gjyqtarja Marjorie Masselot ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kilajt, pasi sipas saj, ndryshimet e propozuara nuk trajtojnë mjaftueshëm rreziqet e përshkruara në ligjin për Gjykatën Speciale.

-Advertisement-

“Në një version publik të vendimit të saj, të depozituar më 24 shtator 2024, gjyqtarja e vetme në rastin e Isni Kilajt refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve për lirimin e Isni Kilajt, të cilat ishin vendosur në maj të këtij viti. Mbrojtja kërkoi ndryshime të përkohshme të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtonte në Shqipëri, por gjyqtarja Marjorie Masselot vendosi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të ligjit” njofton Specialja.

Specialja katër muaj më parë ka liruar Kilajn nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, me disa kushte ku përfshihej një dorëzani prej 30 mijë eurosh, të mos largohet nga territori i Kosovës, të tregojë për adresën e banimit dhe të japë deklarata publike në media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera