Lajme

Gjykata Speciale po hyn në zonën e nxehtë, që nga 6 korriku e gatshme për arrestime

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 24 June 2017

Hapi i fundit nga aspekti procedural për funksionalizimin e plotë dhe vënien në veprim të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, apo e njohur në opinion si Gjykata Speciale, sipas të gjitha gjasave do të merret të mërkurën më 28 qershor 2017, në orën 12:00. Do të jetë vet Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale që do të shpallë Aktvendimin e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Referimin e Rregullave të Rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, mbi bazën e të cilave do të operoj kjo gjykatë.

Në njëfar forme kjo rregullore pothuajse e zëvendëson kodin e procedurës penale të Kosovës apo edhe ligjin mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, pasi të gjitha çështjet apo veprimet proceduralo penale i  rregullon kjo rregullore. Pra kjo rregullore është ndër dokumentet thelbësore të kësaj gjykate, miratimi i së cilës është kusht i domosdoshëm për funksionalizimin e saj, shkruan Infokusi.com

Zatën ky akt juridik do të duhej të hynte në fuqi që në fillim të majit të këtij viti, por Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese gjeti se 9 nga 208 nenet e kësaj rregulloreje ishin në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Kështu që procesi shënoj një hap prapa, duke detyruar kryetaren e kësaj gjykate Elaterina Trendafilova të thërras për së dyti seancën plenare të gjykatësve, për të përmirësuar mospajtimet e evidentuara nga Gjykata Kushtetuese. Kësisoj me datën 31 maj, Trendafilova ia referoj Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese edhe një herë 9 nenet problematike në versionin e përmirësuar, në mënyrë që kjo e fundit të jap vendinin e saj nëse tash janë përmbushur standardet e kërkuara.

Me gjasë të mërkurën Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të shpallë edhe këto nëntë nene si OK me Kushtetutën për t’i hapur rrugë përfundimisht veprimeve konkret proceduralo penale. Vetëm 7 ditë pas këtij vendimi, pra që nga 6 korriku, Gjykata Speciale nga aspekti formalo juridik i ka duart e lira të veproj, shkruan Infokusi.com

Konkretisht Zyra e Prokurorit të Specializuar është ajo që do të filloj lojën e para. Ajo pritet të paraqes para gjykatës aktakuzat e para. Pas kësaj mund të pësojnë menjëherë edhe arrestimet e para dhe dërgimi i të dyshuarve në Qendrën e Parabirgimit të Hagë, ku edhe ndodhet selia e kësaj gjykate.

Por, ngritja e akuzave nuk ëshë kusht për fillimin e arrestimeve. Mund të ketë arrestime edhe para kësaj faze. Pra të dyshuarit mund të arrestohen me arsyetimin se mund të ikin apo të ndikojnë në dëshmitarë dhe pas arrestimit të mbahen në parabirgim, ku intervistohen dhe presin kohën e gjykimit eventual, nëse ndaj tyre ngritet akuza.

Se Dhoma e Specializuar e Prokurorit i ka të paktën dhjetë raste të gatshme për dërgim para gjykatës, e kishte konfirmuar vet ish kryeprokurori i kësaj prokurorie Clint Wiliamson. Ai që në verën e vitit 2014 pat deklaruar se po të ishte funksionale gjykata, ai i kishte dhjetë aktakuza të gatshme për t’ia paraqitur.

Mund të merret me mend se këto tre vjet pas pësaj deklarate, kjo prokurori ska ndenjur duarkryq. Pra me siguri numri prej dhjetë aktakuzash tanimë është rritur.

Se sa ditë do të bëjë ngrohje kjo prokurori para se të ndërmarr veprimet e para konkrete, ngritjen e akuzave apo urdhërimin e arrestimeve të të dyshuarve potencial mbetet të shihet. Por, kjo çështje tashmë duket se po hynë në një fazë shumë interesante dhe të ndjeshme. Skenat me arrestime nga njësiet speciale të policisë së EULEX-it ndoshta të asistuara edhe nga Policia e Kosovës, transferi i të arrestuarve, befasia me emrat e të arresturve dhe sidomos spekulimet për personat që janë rend do na shoqërojën gjatë këtij viti dhe jo vetëm. Gjykata speciale do të ketë punë të paktën 10  vjetë. Fillimisht do të sjellë trazim të skenës politike, por shpejt do mësohemi edhe me këtë, shkruan Infokusi.com

Arrestimet e para dhe ngritja e akzuave tashmë është çështje ditësh apo javësh, përveç nëse ndodhë që përsëri Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të konsideroj ndonjërën nga këto nëntë nene si të pa pajtueshme me Kushtetutën. Kjo do ta prolongonte edhe për një deri në dy muaj procesin e funksionalizimit të kësaj gjykate. Edhe pse teorikisht kjo mundësi (shtyerja) ekziston dhe është juridikisht në rregull, praktikisht kjo duket se ka fare pak gjasa të ndodhë.

Se kur do të fillojnë këto veprime mbete të shihet në ditët në vijim, por  me gjasë kjo verë do të jetë vërtetë e nxehtë. Shumë e nxehtë. /Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera