Lajme

Gjykata Speciale në Hagë konfirmon arrestimin e Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 06 October 2023

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka konfirmuar të premten se ka arrestuar në Kosovë Ismet Bahtijarin dhe Sabit Januzin, në lidhje me “krime kundër administrimit të drejtësisë”.

Sipas njoftimit për media, ata janë transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalin para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës pa vonesë të paarsyeshme.

ZPS-ja pretendon se Bahtjari dhe Januzi janë arrestuar për shkak se janë përpjekur të bindin një dëshmitar që të mos japë dëshmi në procedurat e Dhomave të Specializuara.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy