Lajme

Gjykata Speciale merr vendim për Isni Kiljan

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 06 November 2023

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, i është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e ZPS-së.

“Duke marrë parasysh ato më sipër, gjyqtari e sheh të përshtatshme të urdhërojë vazhdimin e paraburgimit të z. Kilaj. Arsyet në bazë të këtij vendimi do të jepen në një vendim të mëvonshëm me shkrim, deri të enjten, 9 nëntor 2023, me qëllim që t’i mundësohet z. Kilaj të kundërshtojë ligjshmërinë e arrestimit dhe ndalimit të tij në përputhje me nenin 41(2) të Ligjit 1”.

-Advertisement-

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë kryer bastisje të enjten tek Isni Kilaj, zyrtar i PDK-së, në shtëpinë e tij në Malishevë.

“Z. KILAJ u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, njoftonte Specialja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera