Gjykata Speciale: Më 16 korrik shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 11 July 2024
Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale do ta shpallë aktgjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, më 16 korrik në orën 14.
Specialja njoftoi se aktgjykimi ndaj Shalës, i cili akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar kur supozohet se u keqtrajtuan njerëz dhe një u vra, do të shpallet në një seancë publike dhe se ajo “mund të përcillet në shqip, anglisht dhe serbisht”.
Shala akuzohet se përafërsisht mes 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, së bashku me disa ushtarë, policë dhe roje të UÇK-së, morën pjesë në ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe në një rast në vrasjen e paligjshme të një të ndaluari në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.
Sipas Aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin persona për të cilët dyshohej se bashkëpunonin me Serbinë ose nuk përkrahnin UÇK-në, dhe të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.
Në procesin gjyqësor morën pjesë tetë viktima të përfaqësuar nga një avokat.
Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi aktakuzën fillestare kundër Pjetër Shalës më 12 qershor 2020 dhe ai u arrestua në Belgjikë më 16 mars 2021 dhe më pas u transferua në paraburgimin e Speciales më 15 prill të atij viti.
Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe ka thënë se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.
Të tjera
-
Selmanaj: Prokuroria duhet të hetojë AKI-në, jo gazetarët
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar nga Pr...
-
Quni tha se ka interesim të deputetëve të VV’së t’i bashkohen LDK’së, Basha: Të shkojnë, por se shohin kurrë më ulësen e Kuvendit
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur lidhur me ...
-
“Ultimatumi” i SBAShK-ut: Para shtesë e kontratë kolektive, ose grevë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës, ka nisur të marrë firmat e anëtarë...
-
Kurti shkruan për 12 vendimet që i mori Qeveria sot
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për 12 vendimet të cilat i ka...
-
Sụlmi në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë – terrorizmi dhe dhuna s’kanë vend
Pasditen e sotme, në Ankara të Turqisë është raportuar për një sulm, të cilin...
-
Sveçla takohet me dy ministrat turq, e dënon “sulmin terrorist” në Ankara
Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takime të ndara nga Ministri i Brends...
-
Gjykata merr vendim për Ilir Metën
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë vend...
-
Moti për nesër: Intervale më të gjata me diell dhe mjegull në mëngjes
Mendimi për motin – 23.10.2024 Intervale më të gjata me diell do të ketë d...
-
Armend Zemaj paralajmëron publikimin e një “skandali të qeverisë” që ndërlidhet me barnat esenciale – “Kanë marrë 20-30 milionë euro të buxhetit të barnave”
Ish-ministri i Shëndetësisë, tash deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka ngritur ...
-
Kuvendi nesër mbanë seancë të jashtëzakonshme për keqmenaxhimin në KEK
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit pa...
-
Konfirmohet nisja e hetimeve ndaj Kajtazit dhe Mehmetajt
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime penale ndaj dy gazetarëve V...
-
Miratimi i “Agjendës së Reformave”, Kosova ‘kushtëzohet’ me progres në disa fusha që përfitojë 820 milionët e ‘Planit të Rritjes’ së BE-së
Sot në Komisionin Evropia u aprovua “Agjenda e Reformave” si një hap kyq për ...