Lajme

Gjykata Speciale ka një njoftim për studentët kosovarë të juridikut

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 17 July 2022

Studentët e Fakultetit Juridik të Universiteteve apo kolegjeve private mund të aplikojnë për të shkruaj ese në konkursin e shpallur nga Dhomat e Specializuara.

Në njoftimin e Gjykatën Speciale, të dielën thuhet se “të gjithë studentët e interesuar nga universitetet publike apo private në Kosovë inkurajohen të paraqesin një kontribut deri më 30 nëntor 2022”.

“Esetë do të shqyrtohen nga një panel që përfshin ekspertë në fushën e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrësit do të informohen me email për rezultatin. Studentët me tre esetë më të mira do të shpërblehen me libra në fushën e së drejtës ndërkombëtare rreth 250 euro.

Në këtë link i gjeni të gjitha udhëzimet.

Të tjera