Lajme

Gjykata Speciale gati të shqyrtojë rastet e para

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 11 September 2018

Prokurori i Specializuar Jack Smith, ka marrë të martën detyrën e tij. Prandaj, në këtë mënyrë, Gjykata Speciale është gati që të shqyrtojë rastet e para.

Kryetarja e dhomave të specializuara, Ekaterina Trendafilova e mirëpriti ardhjen e Smith.

Ajo është e bindur se Specialja do të përparojë shumë me prokurorin Smith.

-Advertisement-

“Jam e bindur se me ardhjen e z. Smith, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të përparojë më tej në përmbushjen e mandatit të vet drejt nisjes në kohë të procedurave. Mirëpres marrëdhëniet e mira institucionale me Prokurorin e Specializuar në interes të procedurave efektive, të drejta dhe të sigurta, në interes të drejtësisë dhe llogaridhënies”, ka deklaruar Trendafilova. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera