Lajme

Gjykata Speciale gati për aktakuzat e para

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 07 June 2018

Me emërimin e Jack Smith si kryeprokuror në Gjykatën Speciale, i është hapur rrugë ngritjes së aktakuzave të para nga kjo Gjykatë.

Para një muaji, ky institucion bëri të ditur edhe listën e plotë të mbrojtësve me gjithsej 87 avokatë.

E ndonëse janë plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e punëve, avokatët mbrojtës ende nuk e dinë se kur do të ngritën aktakuzat e para.

-Advertisement-

Avokati, Bajram Tmava, ka thënë për lajmin se nuk ka ende ndonjë afat për ngritjen e këtyre aktakuzave, megjithatë në ditët e ardhshme do të zhvillohet një takim ku do të qartësohen disa gjëra.

“Nuk dihet ende ndonjë afat, vetëm se është konfirmuar lista e avokatëve, së shpejti do të kemi një takim ndërsa për të tjerat ende nuk dihet”, tha Tmava.

E se Gjykata i ka plotësuar të gjitha kushtet për ngritjen e aktakuzave të para e kishte deklaruara për lajmin edhe avokati tjetër, Tahir Rrecaj.

“Me emërimin e Kryeprokurorit të ri të dhomave të specializuara, dhe me akreditimin e avokatëve mbrojtës janë plotësuar të gjitha parakushtet ligjore që procedurat për ngritjen e aktakuzave dhe procedurat e mëtejshme gjyqësore mund të zbatohen”, kishte thënë avokati Rrecaj.

Ndryshe, kryeprokurori i ri, Jack Smith erdhi në krye të Gjykatës Speciale pas dorëheqjes së David Schëendiman për shkak të përfundimit të mandatit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera