Lajme

Gjykata speciale fton edhe “Shqiponjën e zezë”

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 31 October 2019

Gjykata Speciale gjatë  kësaj të enjëte ka ftuar edhe një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Xhevdet Kelmendi është i ftuari i radhës i cili do të paraqitet në Hagë, shkruan gazeta inFokus.

Kelmendi i cili gjatë kohës së luftës ka qenë në njësitin “Shqiponjat e Zeza”, ka treguar për Insajderi se ftesën e ka pranuar gjatë ditës së sotme rreth orës 14:42 derisa.

-Advertisement-

E në Hagë Kelmendit i është thënë të paraqitet më 25 nëntor në orën 09:30, derisa nuk i është cekur se në çfarë cilësie do të intervistohet.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë për gazetën inFokus se nuk është në dijeni për këtë ftesë , mirëpo sipas tij nuk i duket aspak e çuditshme , ngase ai thotë së UÇK është target i speciales.

“Për mua nuk është kurgja mu çuditë, ata po thirrin njerëz civil e lere ma UÇK-në që është Target i speciales.

Parlamenti shoqnia , qeveria , politika janë njerëz tanë që ja dhan vizën këtyre”, ka thënë Haradinaj për gazetën inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera