Rozë

Gjykata spanjolle hap një hetim të ri kundër këngëtares së famshme

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 20 July 2023

Një hetim i ri është hapur kundër yllit kolumbian të muzikës, Shakira. Një gjykatë spanjolle ka njoftuar se bëhet fjalë në lidhje me të ardhurat e supozuara dhe evazion fiskal luksoz në vitin 2018.

Reuters shkruan se gjykata në qytetin verilindor të Esplugues de Llobregat, afër Barcelonës, nuk dha detaje të tjera në deklaratë.

Këngëtarja e famshme pritet të gjykohet në fund të vitit për një tjetër çështje lidhur me 14.5 milionë euro taksa të prapambetura që i detyrohet për periudhën 2012-2014. Në këtë rast, prokurori kërkon deri në tetë vjet burg për yllin 46-vjeçar, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak.

-Advertisement-

Ekipi ligjor i Shakirës tha se do të komentonte më vonë gjatë ditës.

Ndërkohë kujtojmë se së bashku me shumë të famshëm të tjerë, emri i saj u shfaq në Pandora Papers, ku u zbulua informacioni se ajo dyshohet se përdorte kompanitë e saj offshore për të menaxhuar biznesin e saj muzikor në mbarë botën.

Kjo bëri që autoritetet spanjolle të nisnin një hetim për këngëtaren dhe në korrik 2021, u zbulua se këngëtarja nuk kishte paguar 16.4 milionë dollarë taksa midis 2012 dhe 2014 dhe duhej të shkonte në gjykatë.

Përfaqësuesit e saj më pas njoftuan se këngëtarja i kishte paguar taksat sapo mori vesh se i kishte borxh. Avokatët e Shakirës më pas argumentuan se gjatë periudhës së përmendur në aktakuzë, ajo ishte “pa vendbanim fiks për shkak të punës së saj” dhe për këtë arsye nuk mund të trajtohej si banore tatimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera