Lajme

Gjykata sot duhet të vendos për Gruevskin

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 01 July 2017

Gjykatësit e Penales do të vendosin brenda 24 orëve nëse do të respektohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për arrestimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Specialja ka dorëzuar mbrërmë vonë materialet hetimore për aktpaditë e ngritura për pesë lëndë që kanë të bëjnë me çështjet “Tifani”, “Trevnik”, “Total”, “Tortura” dhe “Titanik”.

Ndërkohë, mbrëmë Këshilli Penal i Gjykatës Themelore – Shkupi 1, pas analizave të detajuara të fakteve dhe dëshmive solli vendime me të cilat nuk përcaktoi ndonjë masë paraburgimi, por vetëm u është marrë pasaporta disa prej të akuzuarve në lëndët e Speciales. Pritet që në 24 orët e ardhshme të merret vendimi për ish-zyrtarët e lartë shtetërorë të qeverisjes së kaluar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera