Lajme

Gjykata s’e miraton arrestin shtëpiak, Gëzim Sveçla mbrohet në liri

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 11 December 2024

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka marrë vendim rreth rastit të Gëzim Sveçlës, shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, Gëzim Sveçla.

Gjykata e ka konstatuar të pabazë kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së “arrestit shtëpiak”.

Kështu Themelorja në Prishtinë ka marrë vendim që Sveçla të lejohet të mbrohet në liri.

-Advertisement-

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 09.12.2024 rreth orës 10:45, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, në momentin që anëtarët e Kuvendit të Komunës largohen nga salla për një pushim (pauzë), i pandehuri G.S anëtar i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, me qëllim të ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Komunës, e që si pikë e rendit të ditës ishte edhe miratimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025, me dashje e ka dëmtuar pasurinë e personit tjetër respektivisht pronën publike (mikrofonin) e vendosur tek tavolina e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, me ç’ rast të dëmtuarës Kuvendit të Komunës së Prishtinës i ka shkaktuar dëm material”, thuhet në njoftim .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera