Lajme

Gjykata rikthen në punë drejtorin e shkarkuar në Spitalin e Pejës për rastin e futjes së fetusit të vdekur në lavatriçe

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 21 June 2023

Doktori Muhamet Haliti njofton se Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur të kundërligjshmëm shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit mjekësor në Spitalin e Pejës.Haliti shkruan në Facebook-un e tij se kishte pasur tentativë që padrejtësisht të bëhet përgjegjës në rastin e futjes së foshnjes (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar.

“Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në poziten e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës”, shkruan ai ndër të tjera.Postimi i plotë:

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera