Lajme

Gjykata publikon si provë deklaratën e Selimit në media: Thaçi e ka shkruar komunikatën ku kërkohej vrasja e Gani Gecit

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 03 April 2023

Është duke vazhduar procesi i gjykimit në Gjykatën Speciale kundër ish krerëve të UÇK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, deklaroi para trupit gjykues se Hashim Thaçi, ishte deklaruar rrejshëm kur kishte thënë se komunikata 59 nuk ishte lëshuar nga shtabi i UÇK-së.

Derisa prokuroria është duke publikuar të ashtuquajturat prova që dëshmojnë atë se për çfarë po akuzohen ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka publikuar edhe një deklaratë në televizionin Dukagjini të Rexhep Selimit.

-Advertisement-

Selimi publikisht në këtë deklaratë e akuzon ish presidentin, Hashim Thaçi, se është ai i cili e ka shkruar dhe ka dhënë urdhrin për komunikatën ku kërkohej vrasja e Gani Gecit apo siç njihet ndryshe komunikata 59.

“Ai mundohet ti ikë përgjegjësisë, pas lufte kur erdhi koha që ti dalë zot kësaj, çfarë bën zotëri Thaçi, në mënyrë të rreme deklaron se nuk ka të bëjë me komunikatën 59. Por ja që e nxjerrin zbuluar dy të akuzuar të tjerë…

“Më vonë gjatë dëshmisë në ZPS, Selimi konfirmoi deklaratën e tij në media se Thaçi e kishte shkruar këtë deklaratë dhe ia kishte lexuar atij..”

“Thaçi e kishte pranuar se shtabi komunikonte me komunikata. Komunikata 59 akuzoi një linjë e donin që ky person të bëhej objekt keqtrajtimi, në mos vdekjeje. Thaçi pretendonte se kjo komunikatë s’ishte lëshuar nga Shtabi, po nga individë keqdashës”, deklaroi ai./Gazeta Infokus/

NDIQENI LIVE MË POSHTË

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera