Lajme

Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, nis gjyqi për ekstradimin në Itali të ‘baronit’ të drogës

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 05 October 2017

Kërkesa e Prokurorisë për gjykim të ekstradimit të shtetasit Alket Hatija është pranuar nga Gjykata e Durrësit.

Ndonëse pala mbrojtëse kërkoi që shqyrtimi gjyqësor të mos fillojë, pasi Hatija e ka vuajtur dënimin në Shqipëri, organi i akuzës vendosi të zhvillojë proces gjyqësor. Alket Hatija është dënuar në Itali me 20 vjet burg për trafik droge.

Sipas mediave në Itali, gjatë viteve 2003-2004, Hatija kishte trafikuar në Milano rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro. Ai është pagëzuar nga mediat italiane edhe si baron i drogës. /LAPSI.AL/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera