Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 25 December 2024
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në fuqi, dhe e njëjta të zbatohet nga momenti kur ai të jetë në dispozicion për organet e ndjekjes penale.
Ky vendim pason ankimimin e bërë javën e kaluar nga avokati i Grubit kundër vendimit të kësaj gjykate, e cila, me propozim të Prokurorisë Publike, më 17 dhjetor kishte urdhëruar masën e paraburgimit.
“Këshilli Penal, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga mbrojtja e A.G., i padisponueshëm për organet e ndjekjes penale, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, mori një vendim me të cilin e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes dhe konfirmoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake”, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit më 24 dhjetor.
Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, akuzohen për “përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro. Më 18 dhjetor, ndaj tyre u shpall edhe një fletarrestim ndërkombëtar.
Deri më tani, asnjëri nga ta nuk është i disponueshëm për organet e rendit.
Ish-zëvendëskryeministri Grubi, i cili më 9 dhjetor u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për korrupsion, ka mohuar të ketë ikur nga vendi. Ai ka thënë se ndodhet jashtë vendit për një ‘vizitë private’, pa dhënë më shumë detaje.
Vendndodhja e Grubit ende mister
Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Panço Toshkovski, gjatë një interviste për televizionin maqedonas Telma, më 23 dhjetor tha se asnjë shtet fqinj nuk ka dorëzuar konfirmime për qëndrimin e mundshëm të Artan Grubit në territoret e tyre.
Ai theksoi se nuk dëshiron të spekulojë për vendndodhjen aktuale, por shtoi se do të donte t’i besonte deklaratës së tij se do të kthehet në vend.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi më herët se pak orë para fillimit të aksionit policor më 16 dhjetor, ish-zëvendëskryeministri, i shoqëruar nga një afarist vendas, (Arsim Paparinku), i cili si konsull nderi udhëtonte me makinë me targa diplomatike, kishte kaluar përmes pikës kufitare të Bllacës drejt Kosovës.
Radio Evropa e Lirë më 18 dhjetor iu drejtua Policisë së Kosovës për të konfirmuar nëse ka informacione se Grubi ndodhet në Kosovë, si dhe Ministrisë së Drejtësisë për të pyetur nëse do të bashkëpunojë në ekstradimin e tij nëse ai gjendet dhe arrestohet në Kosovë, por nuk mori përgjigje.
Megjithatë, më 21 dhjetor, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, mohoi pretendimet e Mickoskit, duke pohuar se Artan Grubi nuk është në Kosovë, por në Shqipëri. Mexhiti nuk dha më shumë detaje, por shtoi se është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka bashkëpunim me Interpol-in, për ta gjetur dhe rikthyer në vend.
Pretendimet se Grubi po fshihet në Shqipëri, deri më tani nuk i ka mohuar, e as nuk i ka pohuar zyrtarisht Ministria e Brendshme e shtetit shqiptar.
A mund të marrë Grubi azil politik?
Kryeministri Mickoski nuk pret që ndonjë nga shtetet fqinje t’i japë azil politik Grubit nëse ai e kërkon, për shkak se, siç thotë ai, është vendosur në listën e zezë amerikane për krim dhe korrupsion, dhe jo për arsye politike.
“Këtu nuk po flasim për arsye politike, por është diçka ndryshe nga politika – dyshimi për një krim të kryer. Nuk pres që ai të marrë azil, por është ende vendim i atyre që do të hyjnë në një procedurë të tillë”, tha Mickoski të martën, përpara gazetarëve.
Në anën tjetër, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se rasti me Grubin nuk do të kishte ndodhur nëse VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, nuk do të kishin bllokuar propozimin e tyre ligjor, që parashikonte kufizime të rrepta ndaj individëve të përfshirë në “listën e zezë” të SHBA-së, për korrupsion. Nga BDI gjatë fundjavës, kërkuan edhe një herë nga Qeveria të miratojë Ligjin për masat restriktive.
Mickoski, i pyetur nëse Qeveria do ta miratojë këtë ligj, u përgjigj negativisht.
“Kjo Qeveri nuk do të miratojë ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ne do të punojmë gjithmonë në përputhje me normat pozitive ligjore dhe Kushtetutën, të cilat janë dy shtylla kryesore për ne. Në legjislacion kemi parashikuar masa për këta persona”, shtoi Mickoski.
Grubi, ish-deputet, tanimë edhe ish-anëtar i BDI-së, në opozitë, rrezikon të dënohet me burgim deri në pesë vjet, nëse shpallet fajtor. Partia i ka bërë thirrje që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë
Në mesin e të dyshuarve në rastin e Lotarisë Shtetërore janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.Kovaçevski i ka mohuar akuzat. /REL/
Të tjera
-
Reagon Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt
Disa rajone të Kosovës po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elekt...
-
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet nëse KQZ-ja do të vazhdojë ta shkel ligjin
Lista Serbe ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka a...
-
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajtim mjekësor në QKUK
Të pakën 22 persona kanë mbetur të lënduar pasi një autobus ka përfunduar jas...
-
Haradinaj rrëfen momente të vështira nga Haga: Thaçin nuk e kam pa kurrë ashtu, ju tha gjithçka
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer momentet e vështira...
-
Memli Krasniqi do të udhëheqë shtabin zgjedhor të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë pers...
-
Kelmendi e quan Muratin ‘ministër lazadran’: Poshtërsia s’paska kufinj, ky popull s’e duron talljen dhe fyerjen e dinjitetit
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas postimit të ministrit Hekuran Murat...
-
Reagon Lista Srpska: KQZ të veprojë sipas vendimit të PZAP për të na certifikuar
Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë ...
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...