Lajme

Gjykata në Tiranë sekuestron mbi 60 mijë euro dhe dy llogari me kriptomonedha në vlerë 135 mijë euro – përfshihet një banues në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 15 July 2023

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, kanë shpallur në kërkim pronarin e një këmbimoreje, i cili ka hedhur para në portofole virtuale dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar 60 mijë e 665 euro të përfituara, siç thuhet, nga veprimtaria e paligjshme, si dhe dy llogari me kriptomonedha në vlerë 135 mijë euro.

“Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Crypto”, në kuadër të cilit u shpall në kërkim shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë”.

-Advertisement-

“Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre”, thuhet në njoftim.

Përveç parave të gatshme e kriptomonedhave, në këtë aksion janë sekuestruar 2 kompjuterë, një laptop dhe një telefon.

“Vijon puna për kapjen e shtetasit R. N. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera