Lajme

Gjykata në Beograd ia kthen përsëri Prokurorisë aktakuzën kundër Nezir Mehmetajt

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 05 August 2020

Gjykata e Lartë në Beograd ia ka kthyer Prokurorisë aktakuzën kundër kosovarit Nezir Mehmetaj për plotësim. Dhe, është hera e tretë që ndodh kjo.

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë ndaj Mehmetajt para një muaji, por tashmë asaj i është kthyer për plotësim, njoftoi Kossev të mërkurën.

Prokuroria ka ngritur aktakuzën me pretendimin se Mehmetaj ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999 në fshatin Rudicë të Klinës.

-Advertisement-

Mehmetaj është arrestuar më 3 janar të këtij viti në pikëkalimin kufitar në Merdar dhe që nga atëherë është në paraburgim.

Avokatët mbrojtës të Mehmetajt, kanë thënë se kjo është hera e tretë që Gjykata ia kthen Prokurorisë lëndën për plotësim, për t’ia dhënë edhe një shans për mbledhje të provave që nuk i ka e as që ekzistojnë.

Ditë më parë, ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi, përmes një letre ka kërkuar tashmë nga ish-shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, që ta përdorë fuqinë diplomatike që të bindë Serbinë ta kthejë në Kosovë, Nezir Mehmetajn.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera