Lajme

Gjykata merr vendimin ndaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 24 Tetor 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq për sulmim terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy