Lajme

Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 14 April 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç), tre të dyshuarve për sulm ndaj gazetarit Valon Syla, L.D., K.H dhe O.H.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Gjykatë, ku thuhet se tre të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurve L.D, K.H dhe O.H,  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera