Gjykata merr vendim për të dyshuarin, pasi e pranoi se nxiti urrejtje fetare në “TikTok”
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 28 October 2023
Fiks një muaj pasi ishte shfaqur “live” në “TikTok”, Patrik Kurtit i është ngritur aktakuza, e ka pranuar fajin dhe është dënuar me 6 muaj burgim për nxitje të urrejtjes fetare.
Aktgjykimin dënues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari i rastit, Xhemajl Isufi.
Kurti e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare pasi ishte lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit, Muharrem Prekazi.
“Po, e pranojë fajësinë’’, ka thënë Kurti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Me këtë rast, prokurori Prekazi i ka propozuar gjykatës të pranojë pranimin e fajësisë dhe të marrë parasysh si rrethanë lehtësuese me rastin e përcaktimit të dënimit.
Mbrojtësi i të akuzuarit Kurti, avokati Elvir Imeri i ka propozuar gjykatës ndërprerjen e paraburgimit dhe ka kërkuar gjykatës të aprovojë pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.
Aktakuza ndaj Patrik Kurtit është ngritur më 18 tetor 2023. Ai akuzohet se më 27 shtator përmes “TikTok-ut” ka përhapur publikisht urrejtje midis grupeve fetare. Në aktakuzë, shkruan se Kurti ka përhapur fjalë fyese dhe urrejtje ndaj komunitetit mysliman.
Në “TikTok”, Kurti kishte shkruar se për t’i zhdukur katolikë e myslimanë nuk hyn në burg. Madje, kishte përmendur se si e merr mitralozin në krah shkon te xhamia.
“Për një katolik ja q.. n.. 1.900, që s’ju zhduku nuk hi unë në burg për njo, për një muslim.t për 1.900, tri dardha ja shti në të parin kat të premten e zezë, ja u msheli derën për përjashtë ngërrk edhe në te dytin kat ku hypin gratë ngërrk, talibankat edhe aty ku mbledhen te xhamia rrak, mitrolozin ne krah edhe ja u q. n..’’, pastaj tri dardha veç kur te shkon xhamia pufff edhe kur shkon hoxha me vibrator ne gojë, sa mirë, a e din sa mirë..’’, duke ju referuar Xhamisë së madhe në qendër të qytetit”, kishte thënë Kurti, në “TikTok”.
Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Kurti ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...