Lajme

Gjykata merr vendim për të arrestuarit pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 18 January 2020

Në Tiranë, gjykata vendosi masat e arrestit për një numër të madh zyrtarësh vendorë dhe shefa ndërtimesh nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dokumentash dhe ndërtime pa leje.

Prokuroria shqiptare po zhvillon hetime lidhur me përgjegjësit e pasojave shkatërrimtare të tërmetit të 26 nëntorit, që erdhën prej shkeljes së ligjeve të ndërtimit.

Gjykata e Tiranës vendosi sot të arrestojë me burg 7 ish-zyrtarë dhe nëpunës, 12 të tjerë me arrest shtëpie, si dhe 11 të tjerëve iu kërkua të paraqiten periodikisht pranë institucioneve të drejtësisë, të cilët janë të pandehur si përgjegjës për shkelje ligjore në dokumentat e ndërtimit të një mori objektesh të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

-Advertisement-

Nën akuzat “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Ndërtim pa leje” janë vendosur zyrtarë e ish zyrtarë vendorë, inspektorë ndërtimesh, arkitektë, inxhinierë dhe ndërtues në Farkë e Kashar dhe Vorë.

Hetimet ndaj tyre nisën nisën menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, kur në disa njësi administrative përreth Tiranës u shpallën të pabanueshme afro 130 pallate dhe mbi 200 banesa me dëmtime të rënda nga tërmeti.

Gjykata shqyrtoi sot masat e sigurisë për 30 ish-zyrtarë, ndërtues dhe inxhinierë, pjesë e dosjes së mbiquajtur “Tërmeti”, të cilët akuzohen për shkelje që shkaktuan dëmtimet e dhjetëra ndërtesave gjatë tërmetit të fundit.

Në shumë raste ata nënshkruar leje ndërtimi me mungesa dokumentash, nënshkruan vërtetime për punime të pakryera, fshehën cilësinë e materialeve të ndërtimit, si dhe manipuluan aktet e kolaudimit të objekteve të reja si dhe dokumenta të tjera gjatë procesit të ndërtimit.

Një tjetër akuzë ndaj disa prej tyre është edhe “Ndërtim pa leje”, sa u takon shtesave dhe ndërhyrje abuzive në ndërtesa akzistuese, si dhe shkelje në lejet e dhëna.

Prokuroritë e disa rretheve nisën menjëherë hetimet pas tërmetit të 26 nëntorit, për shkaqet administrative lidhur me viktimet dhe pasojat e shumta që ai shkaktoi.

Përpara Tiranës ishte prokuroria e Durrësit ajo që firmosi 17 arrestime për ndërtues, ish-zyrtarë e nëpunës publikë dhe mbikqyrës e kolaudues punimesh me akuza që shkojnë nga shpërdorimi i detyrës e deri te vrasja e banorëve.

Opozita nga ana e saj shprehu skepticizmin lidhur me këto arrestime sa i takon shkallës së përgjegjësive lidhur me ndërtesat e parregullta.

Partia Demokratike kërkoi që të arrestohen zyrtarë më të lartë nëpër bashkitë e goditura nga tërmeti, të cilët njihen botërisht si figura simbol të korrupsionit, ata që nënshkruajnë leje ndërtimi të parregullta dhe që betonimin e qyteteve e kanë shndërruar në biznes kryesor, duke e shndërruar ndërtimtarinë në një prej sektorëve më fitimprurës të botës kriminale shqiptare.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 të vdekur, një mijë të plagosur, 14 mijë të pastrehë dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Një numër i madh donatorësh pritet të mblidhen më 17 shkurt në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në proceset rindërtuese, ndërsa proceset gjyqësore me përgjegjësit e këtyre shkatërrimeve i takon t’i kryejë sistemi i saj i drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera