Lajme

Gjykata merr vendim për personin që rrahu nënën dhe motrën e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 17 November 2020

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj personit me iniciale M.Z, për shkak se ka kryer veprën penale Dhunë në familje, shkruan Gazeta inFokus.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit.

Masa e paraburgimit është një muaj dhe i pandehuri do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike deri ti bëhet ekzaminimi psikiatrik.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri M.Z në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarat ku mund t’ju rrezikojë jetën apo shëndetin e tyre dhe ekziston rreziku se mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në njoftim.

I pandehuri M.Z për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarat nënën dhe motrën e tij, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në vazhdimësi ndaj të tyre.

Si pasojë e këtyre veprimeve iu kishte shkaktuar lëndime trupore, ndjenjën e frikës dhe ankthit dhe të pasigurisë për jetë. /Gazeta inFokus/

Të tjera