Lajme

Gjykata merr vendim për dy të arrestuarit për dhunimin e 11 vjeçarës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 29 August 2022

Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar nga pesë persona të shtunën pasdite në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Infokus se të arrestuarit të mitur i është paraqitur masa e paraburgimit prej një muaji.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast”, ka deklaruar Gashi për Infokus.

-Advertisement-

Ndërsa ka bërë të ditur se ndaj të arrestuarit tjetër, seanca a dëgjimore do të mbahet sot pasdite.

“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda sot ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit edhe për një të pandehur, i cili dyshohet se është i përfshirë në të njëjtin rast, seanca dëgjimore do të mbahet sot pasdite”, ka deklaruar tutje Gashi për Infokus.

Ndryshe Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, për Infokus kanë konfirmuar se viktima është e mitur.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar, personi madhor është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa i mituri në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente” , ka deklaruar Ulaj për Infokus.

Ndërsa  në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se vajza e mitur pas intervistimit është dërguar në strehimore.

Po ashtu sipas raportit 11 vjeçarja është dhunuar nga pesë persona, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me tre të dyshuarit e tjerë.

Ai pse Gazeta Infokus ka kërkuar të dijë, se a ka informacione se kush janë  tre të dyshuarit e tjerë dhe a janë shpallë në kërkim, por nga gjykata nuk janë përgjigjur në këtë pyetje./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera