Lajme

Gjykata merr vendim për djalin që rrahu nënën e tij në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 18 January 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.A.. shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake i Divizionit Penal Fitore Krivanjeva Daci, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 16 janar 2021, në shtëpinë e tij në Ferizaj, ka keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën-nënën së tij F.A., ashtu që deri sa e njëjta ka qenë duke ia dhënë barnat me kërkesë të tij, i pandehuri fillimisht del në korridor, e thyen derën e dhomës pastaj kthehet tek nëna e tij të cilën fillimisht e kap për xhemperi e më pas e godet me grushte në kokë, dhe më pas kur e njëjta fillon të kërkon ndihmë nga dritarja i njëjti arrin të largohet nga shtëpia.

-Advertisement-

Gjyqtari i procedurës paraprake bazuar në dispozitat e KPPRK-së, vlerëson se janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës dhe të dëshmitarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera