Gjykata merr vendim ndaj pronarit që rrahu brutalisht punëtoren e tij në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus
16:06 | 19 July 2022
30 ditë paraburgim i janë caktuar pronarit të fabrikës “Fatoni Qeramik” në Ferizaj, pasi kishte rrahur brutalisht punëtoren e tij me 7 korrik të këtij viti.
Pronari që rrahu punëtoren është raportuar se është Faton Ismaili.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizaj dhe aprovim të Gjykatës tashmë ndaj Ismaili është caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, shkruan Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Prokuroria Themelore në Ferizaj, të cilët rasti e kanë cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”
“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se lidhur me rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të dyshuarin F.I., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjet e prokurorisë.
Sipas Prokurorisë, që nga data 7 korrik Faton Ismalili gjendet prapa grilave.
“Po ashtu, ndaj të njëjtit, me datë 07 Korrik 2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të lartëcekur. I pandehuri F.I., nga data 07 Korrik 2022 gjendet nën masën e paraburgimit”, thuhet me tej në përgjigjen e Prokurorisë.
Burimet e Gazetës Insajderi kishin bërë të ditur se Ismaili e kishte rrahur brutalisht 22 vjeçaren, duke e goditur në kokë dhe fytyrë.
“28 vjeçari e kishte kapur për krahu dhe e kishte qëlluar me grushta e shuplaka në fytyrë dhe në kokë 22 vjeçaren”, tha ky burim për Insajderin.
Se viktima ishte rrahur brutalisht ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë treguar se 22 vjeçarja ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të tjera
-
Në këto orë të mbrëmjes Serbisë vazhdon t’i bëhet presion nga BE’ja dhe ShBA
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në Kosovë, në këto orë...
-
Abazoviq: Jam i gatshëm për qeveri teknike
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i gatshëm ta ...
-
Stuhitë “apokaliptike” godasin Europën, 13 viktima, mes tyre edhe fëmijë
Pas valëve të të nxehtit Europa është goditur nga moti i keq, i cili ka shkak...
-
Arben Vitia i kthehet angazhimit në VV, lëshon një njoftim për zgjedhjet në Prishtinë
Duke iu drejtuar anëtarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Arb...
-
Jepet alarmi në Krime, rusët i frikësohen raketave HIMARS, shpërthime pranë urës së famshme në Krime
Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të rendësishme me rusët që tentojnë të t...
-
Lajçaku e Escobari po i vazhdojnë takimet me Vuçiqin
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me takime në Bruksel edhe në m...
-
SHBA thirrje Kosovës e Serbisë: Po e vëzhgojmë dialogun nga afër, shfrytëzojeni në mënyrë efektive
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdo...
-
Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë – Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë
Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjet...
-
Çitaku: Kryeministri Kurti në Bruksel nuk përfaqëson LVV-në
Çitaku për ‘Klan Kosova’ ka thënë se kryeministri duhet të negociojë marrëves...
-
Kuvendi i Malit të Zi nesër voton mocion mosbesimi ndaj Abazoviqit
Kuvendi i Malit të Zi nesër do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeminis...
-
Zhdukja e biznesmenit, personat që u arrestuan sot janë vëllau e kunata e të dyshuarit për rrëmbim
Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi sot se janë ndaluar dy persona lidh...
-
Të shtëna më armë zjarri në Krujë, dyshohet se ka viktima
Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të enjte...