Gjykata merr vendim ndaj pesë të dyshuarve për “shtytje në kryerjen e veprës terroriste”
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 16 May 2023
Gjykata Themelore Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë në çështjen penale kundër pesë të pandehurve, të cilët janë arrestuar të hënën në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit.
Në njoftim thuhet se “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H për shkak të veprave penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 lidhur me nenin 31 dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H e ka aprovuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin. Paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, pika 1.1 si dhe 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”.
Drejtoria Kundër Terrorizmit, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas hetimeve disamujore, të hënën (15 maj) ka ndërmarrë operacion policor në gjashtë lokacione, në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, për zbatimin e urdhëresës për kontroll, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
Të tjera
-
Kusari: Kapja politike e KPM-së u kompletua, Mehmeti u shkarkua De Facto – Kryetari i ri është jolegjitim
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas mbledhjes së Komisioni...
-
E përfundon periudhën izolimin rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë, IKSHP: Nuk është konfirmuar ndonjë rast tjetër
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rasti i p...
-
Besnik Berisha zgjidhet kryetar i ri i KPM-së
Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave. ...
-
“Ti më besove edhe atëherë kur ishte më së vështiri”- Fjalimi emocionues i doktorit Haxhi Ibishi
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Portugalia dërgon 29 ushtarë në Kosovë për të siguruar stabilitet gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit
Njëzet e nëntë pjesëtarë të Gardës Republikane Kombëtare (GNR) të Portuga...
-
Arrihet marrëveshja, qeveria izraelite miraton ạrmëpushimin në Gaza
Kabineti izraelit i sigurisë miratoi të premten armëpushimin e Gazës dhe marr...
-
Osmani pret delegacionin e AP të KE-së, flasin për zgjedhjet parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Asam...
-
Nën kërcënimin e ạrmës grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
Sot në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, në një institucion mikrofinancia...
-
25 vjet punë e ATK-së, mbi 11 miliardë euro të hyra
Administrata Tatimore e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit të saj me...
-
Arton Demhasaj kritikon tentativën e partisë në pushtet për ta kapur KPM-në
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, e ...
-
PDK me thirrje për anëtarët e saj: Shmangni çdo gjuhë nxitëse, fyese ose urrejtjeje gjatë fushatës
Partia Demokratike e Kosovës iu ka bërë thirrje anëtarëve të saj që gjatë fu...
-
Qendra e Studentëve i drejtohet Komunës së Prishtinës: Situata me qentë endacakë shumë e rrezikshme
Qendra e Studentëve në Prishtinë përmes një reagimi drejtuar Komunës së Prish...