Lajme

Gjykata merr vendim ndaj pesë të dyshuarve për “shtytje në kryerjen e veprës terroriste”

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 16 May 2023

Gjykata Themelore Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë në çështjen penale kundër pesë  të pandehurve, të cilët janë arrestuar të hënën në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit.  

Në njoftim thuhet se “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H për shkak të veprave penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 lidhur me nenin 31 dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H e ka aprovuar dhe të njëjtëve  iu ka  caktuar  masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.  Paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, pika 1.1 si  dhe 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”.

-Advertisement-

Drejtoria Kundër Terrorizmit, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas hetimeve disamujore, të hënën (15 maj) ka ndërmarrë operacion policor në gjashtë lokacione, në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, për zbatimin e urdhëresës për kontroll, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera