Lajme

Gjykata merr vendim ndaj personit që kërcënoi nënën e tij me thikë

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 01 May 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj , ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.S.

I dyshuari i kishte kërkuar nënë së tij 5 euro për të blerë birra dhe më pas e kishte kërcënuar me thikë, shkruan Gazeta inFokus.

PD: Bashkitë e kontrolluara nga Rama dhanë 40 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti

-Advertisement-

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, giyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal Habib Zeqiri , ka vërtetuar faktin se i dyshuari më 26.04.2021 në shtëpinë e nënës së tij të dëmtuarës E.S. deri sa e njëjta ishte me vajzën e saj, i njëjti kërkon 5 euro për të blerë birra , duke kanosur nënën e tij se nëse nuk ia jep të hollat do ta vret me thikë dhe në atë moment kishte marrë thikën e kuzhinës, me c’rast e dëmtuara detyrohet që t’ia blej birrat”, thuhet në njoftim.

Pas konsumimit të birrave i pandehuri përsëri kanos nënën dhe motrën e tij me thikë , duke iu thënë se do t’i vret, me çka të dëmtuarat detyrohen të largohen nga shtëpia .

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ndërsa bëhet e ditur se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyne ekzekutimin e tij. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera