Gjykata merr vendim ndaj dy personave për kanosje
Autori: Gazeta inFokus
14:11 | 05 April 2021
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, pjesërisht ka arpovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit ashtu që: Të pandehurit D.H., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.05.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, kurse ndaj të pandehurit L.B., gjyqtari i procedurës ka refuzuar kërkesën për caktim të paraburgimit, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.04.2021, dhe mund të zgjasë deri më datën 02.05.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit D.H., dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit L.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së sigurisë, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: I pandehuri L.B., me datë 02 prill në orët e mbrëmjes, në Prizren, seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit te personit tjetër – të pandehurit D.B., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishin para dy jave, i pandehurit L.B., i afrohet te tavolina të pandehurit D.H., dhe i drejtohet me fjalët kërcënuese “çu dil jashtë se t’i derdhi trutë” dhe kishte vendosur dorën në çantën e tij, me ç ’rast të njëjtit i shkakton ankth dhe frikë.
Kurse më datë, kohë dhe vendin e njëjtë, i pandehuri D.H., i shkakton lëndime të rënda trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të pandehurit L.B., në atë mënyrë që pasi që i njëjti i kërcënohet me fjalët e theksuara më lartë, në shenjë revolte e godet me grusht në fytyrë të pandehurin L.B., dhe pas rrëzimit në tokë e godet edhe me shqelma disa herë, me ç ’rast me këto veprime i shkakton lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar edhe në raportin mjekësor. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Lidhur me caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit L.B., sipas bindjes dhe vlerësimit të gjykatës, do të parandalohet që të kryej ndonjë vepër tjetër penale apo të përsërisë veprën e kryer penale. Gjykata është e mendimit dhe ka ardhur në përfundim se masa e caktuar ndaj të pandehurit do të jetë e mjaftueshme për sigurimin e pranisë së të njëjtit, dhe e mjaftueshme për zhvillimin e mbarëvajtjes së procedurës penale dhe se çdo shkelje e kësaj mase, do të ketë edhe pasoja për të njëjtin dhe ndërrimin e masës me caktimin e paraburgimit.
Kurse, me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit D.H., Gjykata ka pasur parasysh peshën e veprës penale, po ashtu, nëse merret parasysh sjellja e mëparshme e të pandehurit D.H., dhe karakteristikat tjera personale të tij, pasi që i njëjti është recidivist, kryerës i mëparshëm i veprave penale të kësaj natyre, por edhe të natyrave më të rënda dhe për të cilat është gjykuar në mënyrë meritore nga ana e kësaj gjykate, shton rrezikun që nëse ndaj tij nuk caktohet paraburgimi, atëherë ai mund ta përsërisë veprën e kryer penale, mund ta përfundoj atë, duke i shkaktuar të dëmtuarit pasoja edhe më të rënda.
Nga të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur se masat e caktuara ndaj të pandehurve, janë mëse të arsyeshme dhe të domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale.
Të tjera
-
Rahovecianit ia vjedhin Golf 2-in
Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në fshatin Zoqisht të Rahovecit, të m...
-
Gjendet i vdekur një person në Rahovec
Një person është gjetur pa shenja jeta, në fshatin Hoqë e madhe, në Rahovec, ...
-
Shtyhet konstituimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, s’ka kuorum
Është shtyrë mbledhja e parë ku do të bëhet edhe konstituimi i Komisionit për...
-
Geci: Në vitin 1993 në odën e Osmanit i kemi hangër 2 qengja e i kemi pi dy gajbe birra, aty ka qenë edhe Adem Jashari
Zyrtari i LDK-së, Gani Geci e ka vazhduar edhe sot debatin për familjen Jasha...
-
Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba për 24 orë
Gjatë 24 orëve që i kemi lënë pas Policia e Kosovës ka shqiptuar 2049 gjoba n...
-
Feministet protestojnë në Deçan: “Kafja nuk është veç për burra”
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, për të dënuar patriarkatin dhe shty...
-
Tentoi ti godas me veturë zyrtarët policor, arratiset Pejani
Në fshatin Vitomiricë, të Pejës, të martën rreth orës 17:50, një person me au...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarin po...
-
Donika Kadaj-Bujupi propozon heqjen e orës policore, deri në përfundimin e Ramazanit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka propozuar heqjen ...
-
Tragjedia në Drenas, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit që humbi djalin 15 vjeçar
Janë bërë 10 ditë që kur Bekim Muja ndodhet në Mjekim Intensiv në Qendrën Kli...
-
Hedhja e gazit në Kuvend, ky është vendimi për të akuzuarit
Ka përfunduar seanca e parë shqyrtuese në Gjykatën Themelore të Prishtinës, n...
-
Jusuf Buxhovi “qorton” mediat, për hapsirën që po i jepet Shefqet Krasniqit!
Shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi ka kritikuar mediat rreth hapësirë q...