Gjykata merr një vendim për të dyshuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla
Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 25 July 2023
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak tre të dyshuarve K.H, O.H dhe L.D, për sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Atyre u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak prej datës 12.07.2023 deri me datë 12.09.2023.
Këtë informatë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Masa e sigurisë u është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve K.H, O.H dhe L.D, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurve K.H, O.K dhe L.D, ashtu që masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj, prej datës 12.07.2023 deri me datë 12.09.2023”, tha Gashi.
Sulmi ndaj gazetarit Syla kishte ndodhur më 11 prill të këtij viti.
Të dyshuarit pas arrestimit kishin qëndruar një muaj në paraburgim, më pas gjyqtari i procedurës paraprake kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtëve i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak deri më 12 korrik 2023.
Gazeta Express kishte publikuar dosjen e Prokurorisë në të cilën përshkruhej se të dyshuarit të motivuar ideologjikisht kanë përcjellë gazetarin Syla nga T7 deri në Breg të Diellit, të cilin më pas e kanë sulmuar me grushte në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datën 11.04.2023 rreth orës 23:00, në Prishtinë, të motivuar me ideologji ekstreme radikale islamike e me motiv të nxitjes së urrejtjes fetare përçarjes dhe mosdurimit ndaj gazetarit Valon Syla për shkak të një postimi në Facebook për profetin Muhamed dhe profetin Isa, paraprakisht e përcjellin të dëmtuarin nga TV T7 dhe me të arritur afër restorantit “Image” në Prishtinë, duke ia rrezikuar sigurinë e sulmojnë fizikisht me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime”, theksonte prokuroria.
Sipas prokurorisë për K.H, O.H dhe L.D, ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...