Lajme

Gjykata merr një vendim për policin në Gjilan që u kap me kokainë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 25 January 2022

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj A.H., zyrtar policor dhe L.H., nën dyshimin se kanë poseduar pa autorizim substancë narkotike të llojit “kokainë”, shkruan Gazeta Express.

Të pandehurit thuhet se atë ia kanë shitur të pandehurit F.S., i cili ishte fshehur në një motel me të tjerët, që aktualisht gjenden në arrati. Gjithashtu, zyrtari policor dhe L.H., thuhet se ia kanë shitur një armë zjarri të pandehurit F.S.

Të pandehurit, sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, dyshohen për veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve A. H. dhe L. H.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje, kanë poseduar pa autorizim substancë narkotike të llojit “kokainë”, të njëjtit me marrëveshje paraprake në mes veti substancën narkotike i’a kanë shitur të pandehurit F. S., i cili ishte fshehur në një motel së bashku me të pandehurit e tjerë, të cilët gjenden në arrati.

Po ashtu, të pandehurit A. H. (zyrtar policor) dhe L. H. me dashje në bashkëkryerje në kundërshtim me ligjin për armët kanë shitur një armë zjarri të pandehurit F. S.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale importi, eksporti furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marr për bazë këto që u thanë më lartë, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera