Lajme

Gjykata merr një vendim për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 19 November 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj u ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje edhe për dy muaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të dyshuar për vdekjen e 18-vjecares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Nga gjykata Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar për Express, se masa e paraburgimit është vazhduar deri më 18 janar të vitit të ardhshëm.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, para dy ditësh kishte paraqitur kërkesën e paraburgimit për të dyshuarit.

-Advertisement-

“Ju njoftoj se Gjykata Themelore në Ferizaj ka vazhduar edhe për dy (2) muaj masën e paraburgimit për dy të dyshuarit”, kanë thënë për Express nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera