Gjykata liron pronat e sekuestruara në Brezovicë, shkak gabimi i prokurorit
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 06 July 2023
Është urdhëruar lirimi i 75 vilave të konfiskuara nga shteti në Brezovicë.
Gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Rasim Maloku për caktim të masës së sigurisë për pronat e sekuestruara, raporton Paparaci.
Kërkesa për sigurimin e përkohshëm të pasurisë së sekuestruar është refuzuar shkaku i gabimit të prokurorit të rastit. Ai ka paraqitur kërkesë të pasafatshme për sigurimin e pronave të konfiskuara.
Paparaci e ka siguruar urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë, ku po trajtohet kjo çështje penale ndaj ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq dhe pesë të tjerëve.
“Hudhet si e pas afatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar”, thuhet në urdhrin e gjykatës, raporton Paparaci.
75 vila në Brezovicë, Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”, ishin konfiskuar në nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë.
Megjithatë, Prokuroria priti rreth gjashtë muaj për të parashtruar kërkesë të re për masë të sigurisë për pronat e sekuestruara, ndonëse ligji parasheh afat prej 60 ditësh për paraqitje të kërkesës në gjykatë.
“Ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e sekuestrimit të përkohshëm të objekteve të cekur më lartë, ka paraparë ‘brenda gjashtëdhjetë ditëve nga konfiskimi i ndërtesës, pasurisë së paluajtshme, pasurisë së luajtshme, prokurori i shtetit kërkon masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë’”, thuhet në arsyetimin e urdhrit të gjykatës.
“Gjykata Themelore në Pejë gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar, është e pasafatshme”, thuhet tutje në arsyetim të dispozitivit.
Paparaci ka siguruar listën e plotë të pronarëve të 75 vilave të konfiskuara në nëntor të vitit të kaluar, dhe të liruara me urdhër të gjykatës të mërkurën.
Politikanë, biznesmenë dhe figura të tjera publike janë pronarë të vilave, subjekte të një hetimi penal të Prokurorisë së Ferizajt në rastin e njohur si “Brezovica”. Në mesin e pronarëve është ish-ministri i Jashtëm, aktualisht deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, biznesmeni Alban Quka, afaristi Shkëlzen Domi dhe Blerim Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rasti “Brezovica” është vlerësuar si një nga aksionet më të mëdha kundër krimit e korrupsionit në Kosovën e pasluftës. Pas dhjetëra personave të arrestuar, miliona eurove të ngrira, ishin sekuestruar mbi 70 vila.
Prokurori i rastit, Rasim Maloku pretendon se këto ndërtime janë bërë në kundërshtim me ligjin.
Në këtë çështje, prokurori Maloku ndjek penalisht ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliçin, për shkak të veprës penale “marrja e ryshfetit”, “keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “ushtrimi i ndikimit”.
Në këtë çështje, bashkë me “Braçën”, akuzohen edhe pesë persona të tjerë: Dimitrije Raiçiçeviq, Rijad Hasani, Hajrush Ajvazi, Labinot Vitija dhe Hysein Ajdini.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...