Lajme

Gjykata lëshon urdhëresë për arrestimin e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj Bujupit

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 22 November 2017

Sot është mbajtur seanca gjyqësore për katër deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj – Bujupin dhe Faton Topallin të akuzuar për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, shkruan Infokusi.com

Në seancë mungon tre nga të akuzuarit Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi.

Në këtë seancë gjykata bëri të ditur se ëshët lëshuar urdhërese për sjellje me detyrim nga policia e Kosovës se për të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi por nuk janë gjet në adresat e vendbanimit të tyre.

-Advertisement-

Në këtë seancë munguan edhe të dëmtuarit dhe dëshmitarët Blerta Deliu-Kodra, Flora Brovina dhe Bekim Haxhiu, shkruan Infokusi.com

Për mungesë në seancë gjykata ka bërë të ditur se të akuzuarve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi do të lëshoj urdhëresë për ndalim arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje penale është shtyrë ne afat të pacaktuar./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera