Lajme

Gjykata Kushtetuese përgënjeshtron lajmin për rekomandimin e komisionit të Venecias

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 20 December 2018

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media, se kësaj gjykate i ka mbërritur një rekomandin nga komisioni i Venecias për balotazhin e zgjedhjeve të fundit lokale në Prishtinë.

Dula në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se institucioni që e përfaqëson nuk ka bërë kurfarë kërkese në komisionin e Venecias për këtë çështje.

“Lënda është në shqyrtim, por ne nuk kemi bërë kërkesë në Gjykatën e Venecias për rastin Arban Abrashi. Nuk kemi parashtru kërkesë në komisionin e Venecias, ky lajm nuk është i vërtetë”, ka thënë Dula.

-Advertisement-

Më herët gjatë ditës u publikua një lajm, ku pretendohej se nga komisioni i Venecias ia ka dërguar një rekomandim Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkonte përsëritje të balotazhit në Prishtinë.

Siç thuhej në shkrim, si shkak i disa shkeljeve, zgjedhjet duhet të përsëriten. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera