Gjykata Kushtetuese konstaton se Sebahate Morinës i është shkelur e drejta për jetë
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 23 March 2023
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim lidhur me kërkesën e dorëzuar nga vajza e të ndjerës Sebahate Morina, përmes të cilit konstatohet shkelja e të drejtës për jetën, e garantuar me Kushtetutë. Kjo kërkesë ishte hartuar nga Qendra për Ndihmë Juridike Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi, në emër të fëmijëve të tani të ndjerës Morina dhe ishte dorëzuar nga vajza e saj Velerda Sopi.
Vajza e të ndjerës Sebahate Morina, e kishte dorëzuar më 13 korrik 2021 në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kërkesën me të cilën është propozuar të konstatohet se mosveprimet e autoriteteve shtetërore kanë shkelur të drejtën për jetën të garantuar me nenin 25 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 2 të KEDNJ dhe që këto mosveprime nuk kanë qenë në pajtueshmëri me nenet 50 dhe 51 të Konventës së Stambollit. Kjo kërkesë është përgatitur në kuadër të Qendrës për Ndihmë Juridike falas të Institutit të Kosovës për Drejtësi, në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në kërkesën e saj, Sopi bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës para Gjykatës kontestoi “veprimet dhe mosveprimet” e autoriteteve shtetërore, përkatësisht, Gjykatës Themelore në Gjilan, Prokurorisë Themelore në Gjilan, Stacionit Policor në Graçanicë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe të cilat sipas saj, rezultuan në cenimin e të drejtës për jetë të nënës së saj.
Në njoftimin e Kushtetueses, thuhet se kjo gjykatë vendosi se kërkesa e vajzës së të ndjerës Morina është e pranueshme dhe konstatoi se Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokurori i Shtetit, përkatësisht Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre pozitive për mbrojtje të jetës së Morinës.
Gjykata thekson se në rrethanat e rastit konkret, dhe të cilat janë detajisht të shtjelluara në aktgjykimin e publikuar, bazuar në shkresat e lëndës, ishin zhvilluar dy kategori procedurash, sipas raportimeve përkatëse për dhunë në familje.
Përkitazi me kategorinë e parë të procedurave, thuhet se bazuar në shkresat e lëndës, rezulton që procedura kishte filluar me lajmërimin e rastit për dhunë në familje më 10 nëntor 2019 në Stacionin Policor në Gjilan dhe kishte përfunduar me 27 janar 2020 me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan përmes të cilit, bashkëshorti i të ndjerës S.M., ishte shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale të saktësuara paragrafin 1 të nenit 248 (Dhuna në Familje) dhe nënparagrafin 3.1 të nenit 184 (Sulmi) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese vë theks në faktin që: (i) zyrtarët policorë të Policisë në Graçanicë, kishin reaguar menjëherë duke dalë në vend të ngjarjes dhe marrë në intervistë të dyshuarin L.S., megjithatë të njëjtit, ndër të tjera, nuk kishin ndjekur hapat procedural të përcaktuar përmes Ligjit kundër Dhunës në Familje dhe Procedurave Standarde të Veprimit, duke anashkaluar edhe plotësimin e formave standarde përkitazi me vlerësimin e rrezikshmërisë dhe duke mos njoftuar Qendrën për Punë Sociale dhe Mbrojtësin e Viktimave, dhe të cilët sipas ligjit të lartcekur, do të kishin mundur të marrin hapa shtesë në mbrojtje të Morinës.
Pas vlerësimit përkatës për secilin kriter veç e veç, Gjykata konstatoi që në kundërshtim me garancitë e lartcekura kushtetuese, por edhe ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, përfshirë Ligjin kundër Dhunës në Familje dhe Procedurat Standarde të Veprimit, por edhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, të gjitha autoritetet publike janë të detyruara të interpretojnë të drejtat dhe liritë themelore, autoritetet kompetente: (i) nuk kanë reaguar menjëherë; (ii) nuk kanë bërë një vlerësim të mirëfilltë të rrezikut, dhe i cili duhet të jetë autonom, proaktiv dhe i menjëhershëm; (iii) në rrethanat e rastit konkret, dhe marrë parasysh që L.S., tashmë ishte i dënuar paraprakisht për veprën penale të dhunës në familje, ishin në dijeni apo ishin dashur të jenë në dijeni në lidhje me rrezikun e menjëhershëm dhe real për jetën e Sebahate Morinës dhe (iv) nuk kishin ndërmarrë masa parandaluese për të mbrojtur apo parandaluar privimin nga jeta të Morinës.
Ndryshe, që nga 14 marsi 2021, kur e ndjera Sebahate Morina u vra nga ish-burri i saj, i cili po ashtu kishte vrarë edhe vetën, institucionet përgjegjëse ende nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masa për ta adresuar përgjegjësinë institucionale në këtë drejtim.
Për më tepër, edhe institucioni i Avokatit të Popullit në fund të muajit prill 2021, ka publikuar Raportin përkitazi me detyrimet pozitive të shtetit për të drejtën në jetë dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, ku ka konstatuar shkeljet nga institucionet përgjegjëse shtetërore në këtë rast.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...