Gjykata Kushtetuese jo funksionale, Thaçi premton t’i dekretojë gjyqtarët këtë javë
Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 08 August 2018
Drejtuesit e shtetit të Republikës së Kosovës vazhdojnë të deklarojnë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Sipas përfaqësuesve institucional kosovar në Bruksel, marrëveshja për Asociacionin do të marrë fjalën e fundit nga Gjykata Kushtetuese. Por kjo gjykatë aktualisht është jo-funksionale, meqë emrat e ri të gjyqtarëve të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, ende nuk janë dekretuar nga presidenti i Kosovës.
Pas votimit në Kuvendin e Kosovës, edhe pse me mjaftë zvarritje, të pesë emrave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ende nuk i ka dekretuar ata edhe pse ka kaluar kohë e gjatë.
Gjykata që siguron qëndrueshmërinë e institucioneve të vendit në pajtim me Kushtetutën, është në pritje të dritës së gjelbër nga presidenti, për të pranuar emrat e rinj që do të shërbejnë aty si gjyqtar. Aktualisht nuk mund të marrë vendime.
Pa gjyqtarët, Gjykata Kushtetuese ka ngec në punët e saj, e që në mesin e shumë çështjeve që presin aty për shqyrtim, thuhet se do të jetë edhe ajo e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për zvarritjen e procesit të dekretimit të gjyqtarëve nga Hashim Thaçi, ka folur për KosovaPress edhe analisti Imer Mushkolaj.
“Deri tash na është thënë se drafti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe së pari do të vijë në institucionet e Kosovës dhe do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, por mos të harrojmë që Gjykata Kushtetuese është jo funksionale e presidenti Thaçi nuk po i dekreton gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese, dhe kjo lë shumë për të dëshiruar se pse nuk po bëhet një gjë e tillë”, tha ai.
E sipas presidentit Thaçi një zyrtarizimi i tillë është vetëm çështje ditësh.
Thaçi tha se janë përmbyllur të gjitha procedurat për emërimin e gjyqtarëve dhe se dekretimi i tyre do të bëhet brenda javës.
Siç deklaroi ai, nuk i kanë shkuar në zyrë të gjithë emrat dhe sapo të përfundojnë procedurat, do t’i zyrtarizojë ata.
“Janë përmbyllur të gjitha procedura për emërimin apo dekretimin e gjyqtarëve të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për Gjykatën Kushtetuese dhe zyrtarizimi i tyre do të ndodh, mund të ndodh sot, mund të ndodh nesër por do të ndodh gjatë kësaj jave, jemi në fazën finale me procedurat e nevojshme pasi që për presidencën do të jetë më e lehtë meqë vendimin që e ka marr Kuvendi i Kosovës vetëm do ta procedojë tutje”, tha Thaçi.
Thaçi përsëriti se formimi i Asociacionit do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq, dhe se e njëjta do të marrë fjalën e fundit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka dalë nga marrëveshja Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
E në këto bisedime, kjo çështje ishte çdo herë kryesore për përfaqësuesit institucional serb. Por pala kosovare vazhdon të këmbëngul se një marrëveshje e tillë do të kërkojë miratimin e Kushtetueses.
Kujtojmë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dekretohen nga Presidenti, pas votimit në Kuvendin e Kosovës. Ata kanë një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi.
Për zgjedhjen e këtyre emrave në Kuvend nevojiten 2/3 e deputetëve.
Kuvendi i Kosovës muajin që shkoi ka zgjedhë gjyqtarët e rinj, emrat e të cilëve i ka dërguar tek presidenti Thaçi, por që ky i fundit ende nuk i ka dekretuar.
Ata pesë janë që presin dekretimin janë Radomir Laban nga komuniteti serb, Bajram Latifi nga komuniteti boshnjak, Remzie Istrefi-Peci, Safet Hoxha dhe Nexhmi Rexhepi.
“Ende të gjithë emrat nuk më kanë ardh në zyrën time për të nënshkruar. Në momentin që do të kalojnë procedurat përmes zyrës ligjore dhe mekanizmave tjerë përkatës, por tani nga bisedat, opinionet e tyre, opnionet e Gjykatës Kushtetuese do të marr vendimin përfundimtar. Nuk kam paragjykime ndaj këtij apo atij, secili ka bindjen e tij që është private, personale, qoftë i këtij komuniteti apo tij, qoftë që vepruar në këtë apo atë parti, të gjithë njerëzit në botë kanë bindjet e tyre të cilat nuk pretendoj me ja shly, përkundrazi vetëm me ja afrimu”, tha ai.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë, të cilët duhet të jenë “juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë vjet përvojë profesionale përkatëse”
Të tjera
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...