Lajme

Gjykata Kushtetuese hap llogari në Twitter

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 01 February 2023

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka hapur llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Ky hap sipas gjykatës është marrës në përputhje me objektivat e planifikuara për përmirësimin dhe avancimin e komunikimit me publikun në kuadër të Planit Strategjik (2021 – 2025).

“Nëpërmjet llogarisë në “Twitter”, Gjykata synon që të hap një dritare të re komunikimi me publikun e gjerë, me profesionistët ligjor dhe me përfaqësuesit e komunitetit juridik në Kosovë, si dhe të promovojë tutje punën dhe aktivitetin e saj zyrtar.

-Advertisement-

Kjo vegël e re e komunikimit elektronik njëherësh do t’i mundësojë Gjykatës që të promovojë punën dhe vendimmarrjen e saj edhe në nivel ndërkombëtar, duke i mundësuar gjithashtu komunikim më të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë me gjykatat simotra anembanë botës.

Të gjithë të interesuarit për të pranuar njoftimet më të reja rreth vendimeve dhe aktiviteteve zyrtare të Gjykatës Kushtetuese në profilin personal në rrjetin social “Twitter”, tani e tutje e kanë mundësinë që këtë ta bëjnë me vetëm një klikim në butonin “follow” në llogarinë: https://twitter.com/Const_CourtRKS “, thuhet në njoftim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera